Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me të rinjtë e Çairit.
Mexhiti tha se rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut është jo vetëm e pranishme, por gjithnjë e më shumë kërkon dhe gjen vendin e saj në shoqëri.
Energjia, idetë dhe guximi i tyre janë frymëzimi më i madh për çdo hap që hedhim përpara,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se mbështetja institucionale për rininë nuk do të ndalet.
Në kuadër të bashkëbisedimit për sfidat dhe nevojat e brezit të ri, Mexhiti prezantoi masat konkrete që tashmë janë në zbatim:
Shpërndarja e vauçerëve për mbi 55 mijë studentë për blerjen e pajisjeve teknologjike;
Ndërtimi i kampusit modern për Universitetin “Nënë Tereza”;
Mbështetje financiare për universitetet, përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore.
Miratimi i Planit Aksional për Punësim, që fokusohet në mbështetjen e bizneseve të reja dhe karrierave të të rinjve;
Ligji për punësimin sezonal të studentëve dhe nxënësve, që garanton përvojë pune pa humbur bursën;
Forcimi i arsimit dual përmes bashkëpunimit me qindra kompani vendore;
Investime në shkolla moderne, qendra rinore, biblioteka dhe pishina publike;
Ndërtimi dhe rikonstruktimi i fushave sportive në të gjitha vendbanimet;
Mbyllja e qindra kazinove online, si masë për mbrojtjen e të rinjve nga varësitë.
“Rinia është zëri që po rritet, dhe që nuk mund të anashkalohet më”, deklaroi Mexhiti.