Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup.
Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të reja për parkim, të shpërndara në dy nivele nëntokësore me një sipërfaqe totale prej më shumë se 13,000 metra katrorë.
“Gjithashtu, do të sigurohet një numër i përshtatshëm vendesh parkimi për personat me nevoja të veçanta. Me këtë investim, ne tregojmë përkushtimin tonë për të zgjidhur sfidat infrastrukturore me të cilat përballet kryeqyteti ynë, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Komuna e Çairit.
Ndërtimi i garazhit nëntokësor ka rëndësi të madhe për Çarshinë e Vjetër dhe për Komunën e Çairit. Problemi shumëvjeçar i mungesës së vendeve të parkimit në këtë pjesë të qytetit do të zgjidhet përfundimisht, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut dhe duke mundësuar një qasje më të lehtë për banorët dhe vizitorët. Ky investim do të sjellë përfitime për banorët lokalë.
Duke përmirësuar infrastrukturën, presim një rritje të ndjeshme të potencialit turistik të Çarshisë së Vjetër. Turistët do të kenë një qasje më të mirë në këtë pjesë kulturore-historike të qytetit, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset në rajon.
Jam veçanërisht i kënaqur që Qeveria arriti të sigurojë fondet për këtë projekt të rëndësishëm.
Kjo është një dëshmi se me përpjekje të përbashkëta dhe një vizion të qartë, mund të arrijmë përmirësime të rëndësishme në jetën e qytetarëve tanë.
Detyra jonë është të vazhdojmë me iniciativa të tilla që do të sjellin përfitime afatgjata për të gjithë shoqërinë. Në periudhën e ardhshme, do të punojmë që projekti të realizohet në një kohë sa më të shkurtër dhe me cilësinë më të lartë.
Do të sigurojmë transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e realizimit, me qëllim që të përmbushim besimin dhe pritshmëritë e qytetarëve.
Kjo Qeveri është e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Si asnjë Qeveri më parë, po sigurojmë fonde për të gjitha komunat dhe për zgjidhjen e të gjitha problemeve të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 24.10.2025
Aktuale
- Ja kur përfundon llogaritja verore e kohës
- Ramadan Imeri: Dibrani as blihet, as shitet
- Ori Nebijaj: Së shpejti dokumentari për jetën dhe veprën e Kim Mehmetit
- Ky është vendi ku u arrestua Arbër Havolli i cili po kërkohej për vrasjen që ndodhi në shtator në Llapashticë të Podujevës
- Miloshoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, BDI mbetet në opozitë
- Taravari: “100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë fiton Valbon Limani”
- NUK BËHET KËRÇOVA… !
- BDI mblidhet nesër në Tetovë