Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë
“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë, para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, ka pyetur Mexhiti.
Kujtojmë se ditë më parë, Bujar Osmani e quajti kryeministrin Mickoski “albanofob”.
Data 25.03.2026
Aktuale
- Mbledhje e Këshillit gjyqësor
- Arrestohet 30-vjeçari në Maliq, lëvizte me automatik në makinë! Ja çfarë iu gjet në banesë
- Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diel
- Çmimi i lartë i naftës, qytetarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit, por ata i ulin, Shqipëria ende pret
- 27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit
- Mexhiti “godet” Taravarin: Prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së
- NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë
- Trump: Një grup i ri udhëheqësish është shfaqur në Iran, ky është ndryshim de facto i regjimit


