Shqiptarët e Shkupit vazhdojnë të mashtrohen nga drejtuesit e komunës {air, e cila si në të kaluarën edhe sot drejtohet prej kuadrove të Bashkimit demokratik për integrim. Para zgjedhjeve lokale të tetorit, ish kryetari i komunës Izet Mexhiti, pati deklaruar se ndërtimi i Sheshit “Skënderbeu” ka mbaruar, ndërsa kryetari aktual i {airit, Visar Ganiu lavdërohet se për vitin 2018 komuna ka siguruar fonde nga qeveria për mbarimin e punimeve të sheshit.
Zëdhënësi i Çairit, Kushtrim Alla, për Almakos thotë se ish kryetari i komunës ka përfunduar fazën e dytë të projektit të sheshit, jo mbarë projektin, ndërsa mejetet për vitin e ardhshëm janë paraparë për mbarimin e fazës së tretë të projektit. Alla sqaron se mjetet e miratuara nga Qeveria janë kërkuar për shlyerjen e borxhi për punët e realizuara në vitin 2017, që sipas kontratës duhet të shlyhet në vitin 2018.
“Me ato mjete janë paraparë që të mbulohen harxhimet e punimeve të rregullta të fazës së dytë të kryera në vitin 2017 nga ana e realizuesit, e që sipas kontratës duhet të shlyhen në 2018. Një pjesë e mjeteve afro 30 apo 40% janë kërkuar që të mbulohen harxhimet e punimeve shtesë ose të paparapara, gjatë realizimit të fazës së dytë. Ish kryetari Mexhiti ka shpallur të përfunduar fazën e pjesës së dytë të punimeve në Sheshin Skënderbeu”, thotë Alla.
Sipas tij, punimet e fazës së tretë do fillojnë kur Qeveria do i jep dritë jeshile projektit që tashmë është dorëzuar atje.
“Projekti për fazën e tretë të sheshit është dorëzuar në Qeveri, por për të njëjtën koha e realizimit nuk është precizuar”, deklarojnë nga Komuna.
Kujtojmë, ish kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti më 24 gusht 2018 shpalli projekt të përfunduar “Sheshin Skënderbeu, kur është shënuar hapja solemne të sheshit. Aktivitetet filluan nga 25 gushti vazhduan gjer më 5 shtator të këtij viti.
Përgatiti: Mevludin Imeri
Almakos.com