Në një intervistë për RTK, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në prag të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare e cila pritet të mbahet të hënën e ardhshme në Kosovë foli edhe për të ariturat e koalicionit VLEN si pjesë e qeverisë.
Sa i përket 100 ditëshit të qeverisë, Mexhiti deklaroi se qeveria e Maqedonisë së Veriut është konform programeve dhe premtimeve dhe se po i zbaton projektet të cilat janë në favor të shqiptarëve.
“Luftë e ashpër po bëhet ndaj biznesit të kazinove për ta reduktuar dukshëm sepse është i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin. Po ashtu po punohet për luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit që ka ndodhë në të kaluarën edhe pse fjalën e fundit ia lëmë drejtësisë”, tha ai.
Tutje Mexhiti deklaroi se është marr vendimi i qeverisë për 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza” dhe se të martën do të kalojë vendimi për ta rrumbullakuar sheshin “Skenderbeu” në “Çarshinë e Vjetër” të Shkupit, në vlerë prej 20 milonë euro.
“Në këto 100 ditë ka qenë dukshëm fokusi të fuqizimi i decentralizimit që është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit dhe se qeveria ka hapur procedurën që në këtë gjysmë viti 100 milionë euro ndahen për projekte komunale që kanë të bëjnë më infrastrukturën dhe ngritjen e standardit jetësor dhe po përgatitet për 250 milionë euro tjera prej janarit deri në mars. Brenda gjashtë muajve shkon në gjysmë miliardë euro shuma për realizimin e projekteve, shumë e cila shkon për komunat në përgjithësi dhe 30 për qind e kësaj shume shkon për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, shtoi Mexhiti në një intervistë në RTK.
Sipas tij, decentralizimi për shqiptarët në Maqedoni është dy herë më i rëndësishëm për shkak se ka qenë ideja e marrëveshjes së Ohrit që nëpërmjet fuqizimit të komunave shqiptarët t’i realizojnë shumicën e të drejtave të tyre pa pasur nevojë të drejtohen drejt tek qeveria.
Data 12.06.2025
Aktuale
- Përshtypjet e para: Si një moment i zakonshëm mund të krijojë iluzione optike mahnitëse
- Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën Shtetërore 2025, ja ku mund t’i shikoni notat
- (VIDEO) Ligji për përfaqësimin e drejtë, vazhdojnë debatet dhe akuzat, por pa rezultate konkrete
- (VIDEO) Të gjithë e lavdërojnë por nuk e votojnë, dështon nisma për një njësi zgjedhore
- Meta niset drejt inteligjencës superkompjuterike me një investim të madh prej 15 miliardë dollarësh
- Çairi sot miratoi propozimin për shpalljen “Qytetarë Nderi” të z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi
- (VIDEO) Janev: Qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit
- Aksidenti ajror me mbi 200 viktima në Indi, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Në solidaritet me të gjithë të prekurit