Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëroi padi ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për akuzat e saj ndaj komunës së Çairit, përcjell TV21. Mexhiti thotë se veprimet e Arsovskës janë tentim i BDI-së për destabilizim të vendit përmes komunave.
“problemi është se dështoi edhe plani i parafundit i z.Ahmeti me Taravarin, sepse z.Ahmeti tha se do të dalë në rrugë dhe nuk do të kthehet, por si duket rrugën burrat e BDI-së ia kanë lënë Danella Arsovskës dhe Levicës, prandaj kjo është një strategji e fundit e Ahmetit për destabilizim të vendit, kësaj radhe nëpërmjet komunave dhe fatkeqësisht pra në bashkëpunim me Levicën dhe Danella Arsovskën. Më vjen keq për Danellën, është bërë instrument i Blerimit. Mirë që ka dalë në Çair, mirë është ta shohim edhe në Saraj, të shohë ndërtimet e egra. Mirë është të shohë ndërmarrjet publike që janë para bankrotimit. Mirë është ta sheh Ujësjellësin, ndërmarrjen dikur dmth më të suksesshme në Maqedoni, që ishte në nivel të ministrive, sot është para bankrotit. Mirë është të jep përgjigje për kontratën e djalit të Blerim Bexhetit, shefit të grupit parlamentar të BDI-së, për shërbime intelektuale, ai i ka 17 vjet, në Ndërmarrjen e Higjienës Komunale”, tha mes tjerash Mexhiti.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1028441845603104/?ref=embed_video