Zv/kryeministri Izet Mexhiti, deklaroi sot se nuk sheh asnjë arsye që të ketë zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale, ngase, siç deklaroi ai, që nga viti 1990 në Maqedoninë e Veriut nuk ka patur qeveri më stabile se kjo.
“Kjo qeveri ka 78 deputetë dhe po rritet, pritet që të tejkalon numrin 80, kjo është 2/3 e parlamentit, pra nuk rezon për me rrit ose për të hyrë në kalkulime duke e patur një shumicë të tillë. Kjo është shumicë stabile e cila mund të ndërron edhe kushtetutë edhe ligjet edhe gjithçka që është në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhiti shtoi se çdo gjë tjetër është e paarsyeshme dhe e jologjikshme, hyrja në zgjedhje, tha ai, nënkupton disa muaj, para dhe pas, bllokim të proceseve, punësimeve, bllokim të procedurave për investime.
“Por më të dëshpëruar nga kjo do të dalin biznesi i këtij vendi sepse ata duan të punojnë. Në zgjedhjet ndikon edhe tek biznesi sepse i bllokon proceset e tyre. Pra nuk shoh asnjë logjik për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Mexhiti.
Data 03.06.2025
Aktuale
- VLEN promovon shtabin për zgjedhje lokale
- Kasami: Ne nuk jemi prej atyre që shiten për mbijetesë politike
- Fetai: VLEN është projekt kombëtar
- Shpallen përfituesit e granteve për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Programit të Ministrisë së marrëdhënieve ndërmjet bashkësive
- U vra me 12 plumba, zbardhen detaje nga ekzekutimi i Pjetër Kazës në derën e shtëpisë! Dëshmia e bashkëshortes: Nuk ruhej, kishte humbur dy vëllezër nga gjakmarrja, i treti…
- Mexhiti: Nuk u përçam, por u bashkuam!
- Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi
- “Le të na mbajnë që të mos na qajnë”, infermieret e Spitalit të Tetovës vazhdojnë protestën