Sot, së bashku me Kryeministrin Mickoski, zhvilluam një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, që konfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për bashkëpunim rajonal, stabilitet dhe zhvillim të afatgjatë.
Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë në nivelin më të lartë ndonjëherë, të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, interesa të përbashkëta dhe një vizion të qartë për të ardhmen.
Jemi të përkushtuar të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjet ndërfqinjësore që u shërbejnë qytetarëve tanë dhe gjithë rajonit.
Sepse kur fqinjësia kthehet në partneritet, rajoni ndryshon.
Dhe ne kemi vullnetin ta ndryshojmë.
https://www.facebook.com/share/19areyEKgs/