Dy ish-ministrat të shkarkuar Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti thonë se në Qeveri ligjin e bën Artan Grubi. Sipas tyre për gjithçka vendos Grubi, ndërsa kryeministri Xhaferi vetëm e lexon rendin e ditës.
“Kryeministri shqiptare.. çfarë bën, vetëm i lexon pikat e rendit të ditës , a krejt mbledhjen, duke qene prezent kryeministri… Se ka rregulla ne kryeministri se si udhëhiqet në mbledhje. Kur është kryeministri prezent, ai udhëheq, këtu nuk udhëheq ai, por gjithçka, për t’i heq pikat e rendit të ditës, edhe pikat e m ia për motrat medicinale, për punonjësit e ministrisë së shëndetësisë, i tërhoqën pikat pa asnjë argument, dhe këtë e udhëhiqte krejt Artan Grubi”, tha Fatmir Mexhiti – ish ministër i ASH-së.
Por me këto pohime nuk pajtohet ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai thotë se Xhaferi i kryen obligimet në bazë ditore si njeriu të më me përvojë, sa i përket udhëheqjes së institucioneve.
“Nuk është ashtu, kryeministër është Talat Xhaferi i cili udhëheq me seancat e Qeverisë. Nuk qëndron ajo të cilën e kanë thënë ish kolegët e mi. Edhe ata e dinë shumë mirë e dinë sa i përket bashkëpunimit të Qeverisë… Xhaferi i kryen obligimet në bazë ditore dhe është ndër njerëzit më me përvojë sa i përket udhëheqjes së institucioneve”, theksoi Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.
Ish-ministrat Aliu dhe Mexhiti u shkarkuan me iniciativë të Xhaferit, pasi që kryetari te cilin ata mbështesin Arben Taravari përmes facebook-ut njoftoi se do bëhet bashkë me opozitën.
Ndryshe në kabinetin Qeveritar që kur Xhaferi u bë kryeministër, Artan Grubi pozitën e tij si zëvendëskryeministër i parë ja liroi Bojan Mariçiqit. Grubi tani është vetëm ministër për sistem politik.