Izet Mexhiti, sot mora pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, e mbajtur në Romë, ku u mblodhën përfaqësues të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit privat nga e gjithë bota.
Në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut theksova qëndrimin tonë të palëkundur përkrah Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit, demokracisë dhe së drejtës ndërkombëtare.
Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës dhe të kontribuojë, sipas kapaciteteve tona, në procesin e rindërtimit dhe të integrimit evropian të saj.