Sa i përket komunës së Bërvenicës, kryetari i Çairit dhe i LD-së, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se kërkesa e tyre ka qenë që AKI të mos nxjerre kandidatë që në raundin e parë si në Çashkë, dhe që të përmbyllet në raundin e parë gara.
“Kjo nuk ndodhi dhe në raundin e dytë shkoj kandidati i VMRO-së, kryetari aktual i deritashëm dhe Haqim Ramadani i VLEN-it. Dhe në ecje mendojë Haqimi e ka ndru strategjinë , pa konsultime me VLEN-in, ka vendosur që të shqyej pllakatat e VLEN-it… nuk jemi irritu, ne e kemi mbështet Haqimin, se fundja e fundit në diasporë ka shkuar Haqim Ramadani i VLEN-it me Enver Pajazitin që ka qenë kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga AKI-ja, pra bashkë kanë qenë atje”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se Haqimi i ka bërë llogaritë që më mirë i del nëse, del mbi VLEN-in, mbi partitë politike.
“Ne e kemi respektu këtë. Ai në raundin e parë ka qenë kandidat i VLEN-it, në raundin e dytë ka mendu që i del më mirë nëse del i pavarur me vetiniciativë pra pa konsultim me neve, ka dalë i pavarur”, deklaroi Mexhiti.
Ai tha se nuk mundet që kandidati në raundin e parë të jetë i varur dhe në raundin e dytë i pavarur.
Data 28.01.2026
Aktuale
- Ndalohet një person nga Shkupi, u kap me pesë kilogram marihuanë
- Levica: Mickoski, me xhemper prej 2.000 euro, i konsideron të paligjshme kërkesat për rritjen e pagës minimale
- Gjykata Kushtetuese do të diskutojë dhe do të vendosë për 11 iniciativa për ligje, rregullore dhe marrëveshje kolektive
- Ja deputetët që do të punojnë në përgatitjen e Kodit të Zgjedhor
- Filipçe: LSDM mbështet protestën e sindikatave dhe kërkesat e punëtorëve
- Shkrirja e Kadastrës Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme njoftim punonjësve që të transferohen në Fier! Reagimi: Atje s’ka vende bosh!- Reagon ASHK (SHKRESA)
- Aksion i madh policor në rajonin e Tetovës, bastisje dhe arrestime në Bërvenicë
- Tre motra, një ëndërr: Trinjaket Xhemaili nga Kumanova mes studimeve dhe punës


