Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, njoftoi se së bashku me perfaqësues tjerë të koalicionit ka pasur takimit me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet evropiane.
Gjatë takimit u vlerësua lart roli dhe mbështetja e Bashkimit Evropian dhe e Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahja për agjendën reformuese që synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional.
Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale politike, prioritetet kryesore reformuese dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke u theksuar rëndësia e vazhdimit të kursit reformues dhe e angazhimit të qëndrueshëm politik.


