Zv/kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka sqaruar përdorimin e simboleve kombëtare në institucionet ku i udhëheqin shqiptarët. Nw emisioni “Pressing” ai tha se, në zyrën e tij si zëvendës kryeministër i parë është i vendosur flamuri kuq e zi, por se kjo nuk është e rregulluar me ligj.
Ai tha se, vendosja e flamurit shqiptar në zyret e funksionarëve shqiptarë nuk është arritje e BDI-së, por një praktikë që nga vitet e 90-ta.
“Dje kemi pasur një koordinim në zyrën time të zv/kryeministrit të parë me ministrat dhe zëvendësministrat e VLEN-it dhe mund të hyni aty dhe ta shihni që është flamuri shqiptar. Por kjo nuk është e arritur e BDI-së, kjo ka qenë praktikë nga vitet e 90-ta, ku në zyre është mbajtur flamuri kombëtar. Duhet të sqarojmë se kjo nuk është e definuar me ligj, sepse para qeverisë qëndron flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lajnë lajme të rreme ato se është ndaluar flamuri kombëtar në zyret e zyrtarëve të koalicionit VLEN”, është shprehur Mexhiti.
Data 03.10.2026
Aktuale
- Lojë politike e Kurtit: Ramadani kritikon takimet me liderët e opozitës
- Gruda: Ligji për Specialen nuk do të shfuqizohet nga Kushtetuesja e Hagës
- Bashkia Tiranë në aksion/ Thirrje qytetarëve: Na raportoni problemet në lagjen tuaj, ne i rregullojmë
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, studentët shqiptarë largojnë simbolin maqedonas(VIDEO)
- Grosha e Tetovës “fluturon” në 700 denarë kilogrami!
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë



