Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se drejtuesi i ardhshëm i koalicionit qeverisës VLEN do të zgjidhet midis tij dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Në një intervistë për emisionin “Direkto” në televizionin Telma, Mexhiti theksoi se të dy politikanët përfaqësojnë qendra të rëndësishme të shqiptarëve në vend, gjë që i bën kandidatët më potencialë për postin e kreut të koalicionit.
“Është diku këtu. Ai është më shumë një faktor në Tetovë, unë jam në Shkup. Këto janë dy qytete të mëdha ku janë të përqendruar shqiptarët dhe për këtë arsye po punojmë për zgjidhje kreative. Ka modele të ndryshme nëpër parti në Evropë, dhe ne po shqyrtojmë disa prej tyre, përfshirë edhe ato nga Gjermania”, u shpreh Mexhiti.


