Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka numëruar rastet kur shqiptarët janë dëmtuar, si rasti Sopoti, Alfa, vrasja e Harun Aliut, rasti Monstra, dhe përsëri BDI ka qëndruar në pushtet.
Mexhiti ka thënë se koha e BDI-së, ka kaluar dhe se ata do të mbesin në opozitë.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!
Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Alfa’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vra Harun Aliu – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Monstra’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me burg të përjetshëm Sokoli me shokë – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë 16 qytetarë në autobusin e ‘Durmo turs’ – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj COVID spitali në Tetovë dhe vdiqën 14 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj autobusi i ‘Besa trans’ dhe u dogjën të gjallë 45 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
Asnjëra nga këto tragjedi nuk është zbardhur deri më sot. Asnjë zyrtar i shtetit nuk ka dhënë doreheqje për arsye morale ose politike. Askush nuk është thirrur në përgjegjësi para ligjit. Kryeministra kanë qenë Cërvenkovski, herë Buçkovski, herë Gruevski, herë Zaevi, herë Dimitrovski, herë Kovaçevski. E BDI – ka vazhduar të qëndrojë e heshtur në pushtet.
Prandaj sot, kur pa pikë turpi marrin hov e dalin nëpër foltore e bëjnë shoë për estradë, dua t’i porosis vetëm një gjë:
Koha e BDI-së ka kaluar. Sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja është dhe do të ngelet në opozitë.
Rrini rahat.
Data 08.10.2025
Aktuale
- Arrestohet bashkëshortja e mjekut Shaini, MPB: Po kërkohet 36-vjeçari nga Gostivari për gjuajtjen në Kumanovë
- Mbyllet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për Konferencën e NATO-s, policia njofton orarin e ndalimit të lëvizjes me mjete dhe në këmbë
- Ademi – Mickoskit: 10 maqedonas kontrollojnë 3.24 miliardë euro – janë oligarkët që ia dhanë çelësat e pushtetit
- VLEN: 5 milionë euro kredi nga banka e Vuçiqit për familjen Ahmeti
- Zyrtarisht janë hapur dyert e ProLab – laboratorit të ri kreativ të Fakultetit Ekonomik – Shkup pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, i mbështetur nga ProCredit Banka
- Izet Mexhiti: “Revolucionin arsimor” në Çair – 40 milionë euro për dije, zhvillim dhe të ardhme!
- Valixhe e dyshimtë pranë selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup, evakuohen të punësuarit në objektet përreth
- “32 vjet në gjyqe për një copë tokë”- Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen publikisht: K*rvëria e shtetit vazhdon…