Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se Kanali dhe çerdhja në Hasanbeg, po bëhen realitet. Ai ka thënë se vonesat për realizimin e këtyre projekteve kanë kushtuar shumë, por se tashmë është koha për veprim.
“Të mos harrojmë: vërshimet e tmerrshme të vitit 2016 morën 23 jetë njerëzish dhe shkatërruan shtëpi, toka e biznese. Por qeveria e asaj kohe nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Mungesa e kanalit të duhur ishte një nga faktorët kryesorë të dëmeve katastrofike. Tani, ky gabim do të korrigjohet!
Ky investim i rëndësishëm në vlerë 38 milionë denarë, do të mundësojë ndërtimin e kanalit me një gjatësi prej 1350 metrash dhe një gjerësi nga 4 deri në 10 metra, varësisht nga afërsia e shtëpive. Ky projekt nuk është thjesht një ndërhyrje infrastrukturore, por një angazhim për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e banorëve të Hasanbegut.
Ky projekt do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe sigurisë për banorët e kësaj zone.
Në të njëjtën kohë, një tjetër nevojë e kahershme po përmbushet: ndërtimi i çerdhes publike në Hasanbeg. Për vite me radhë, prindërit janë përballur me mungesën e një çerdheje afër shtëpive të tyre, duke u detyruar të gjejnë zgjidhje të vështira për kujdesin e fëmijëve. Tani, kjo sfidë do të marrë fund. Do të ndërtohet një ambient modern, i sigurt dhe i dashur për fëmijët, ku ata do të marrin kujdesin e duhur, ndërsa prindërit do të kenë më shumë lehtësi e fëmijët më shumë siguri në përditshmërinë e tyre.
Bashkë, për ta zhvilluar Hasanbegun!”, ka deklaruar zv/kryeministri Mexhiti.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut


