Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar sot në mëngjes një video të re nga terreni, duke dëshmuar edhe njëherë vizionin dhe vendosmërinë e tij për të vazhduar ndryshimin e Çairit.
Në pamjet e publikuara, shihet puna që po zhvillohet në rrugën Banatska, e cila po ndërtohet nga e para për të ofruar standarde moderne për qytetarët. Përmes këtij projekti, Mexhiti thekson angazhimin e tij për të sjellë investime konkrete në çdo lagje, duke mos lënë asnjë pjesë të komunës pas dore.
“Punë, investim e përkushtim për çdo lagje, për gjithë Çairin”, ka shkruar Mexhiti në përshkrimin e videos, një mesazh që ka gjetur mbështetje të gjerë te qytetarët që duan zhvillim të vërtetë dhe jo vetëm premtime.
Sipas Mexhitit, ky projekt është vetëm një ndër dëshmitë e shumta se vizioni i tij për një Çair edhe më të mirë po merr formë çdo ditë, duke kthyer besimin se vazhdimi i ndryshimit është i mundur kur punët bëhen me përkushtim dhe transparencë.