Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili në një intervistë për Gazetën Lajm, e quajti Taravarin “ministër i kanabisit” ngase në kohën e tij, sipas Mexhitit, janë dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit.
“Dëshiroj të ndaj me të gjithë ju se nuk zgjedh më rrugë të tjera përveçse se asaj ligjore për të reaguar ndaj shpifjeve të rënda që po adresojnë sërish në emrin tim.
Kështu z.Izet Mexhiti ka thënë se në kohën time paskam dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit dhe më quajti ministër Kanabisi.
Unë do të ngre padi për shpifje dhe e tërheq vetëm nëse kërkon falje…falje publike”, ka shkruar Taravari, raporton SHENJA.
Data 11.02.2026
Aktuale
- Haxhiu si kryetare e Kuvendit: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
- Ja kush votoi kundër dhe kush abstenoi për Albulena Haxhiun
- “Vlon” në BFI, jep dorëheqje imami Bedri Lika
- Bozhinovska–Varnes: SHBA me mbështetje të fuqishme për reformat dhe zhvillimin e sektorit energjetik
- Elita Zylbeari Masha bëhet Doktore e Shkencave të Mjekësisë, shqiptarja e parë që doktoron në fushën e Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë
- Mexhiti e quajti “ministër i kanabisit”, reagon Taravari: Do të ngre padi!
- Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
- Rrezikoi jetën pas mbytjes në shatërvan, 2-vjeçarja shqiptare fiton betejën dhe del nga rreziku për jetën


