Pas aksionit për pastrimin e Shkupi, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një prononcimi në rrjetet sociale, thotë se edhe komuna që udhëheq ai tashmë po pastrohet. Mexhiti thotë se pa pastrimit, vijon vendosja e kontejnerëve nëntokësorë në çdo lagje të kësaj komune.
“Sot Çairi po ndryshon. Po pastrohet, po rregullohet, po merr frymë ndryshe. Pas javësh të vështira për të gjithë Shkupin. Ekipet janë në terren. Po pastrohen rrugët, kontejnerët, hapësirat publike dhe çdo cep i Çairit. Por ky është vetëm fillimi. Së shpejti do të vendosim kontejnerë nëntokësorë në Çair. Një sistem modern, i pastër dhe efikas, që do t’i japë fund pamjes së mbeturinave të shpërndara dhe erës së keqe që e ka lodhur qytetin. Ky proces do të marrë pak kohë, por ne po punojmë me përkushtim që të sjellim një zgjidhje të përhershme”, tha mes tjerash Mexhiti.


