Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, sonte u shkruar historia, me guximin dhe besimin e tyre, raporton SHENJA.
“Falënderim nga zemra për secilin qytetar që besoi, që doli dhe që votoi me bindje. Kjo fitore është zëri i njerëzve që kërkuan dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë.
Sot, historia u shkrua nga ju. Me guximin tuaj, me besimin tuaj, me votën tuaj!
Faleminderit për çdo duarshtrëngim, për çdo fjalë mbështetjeje, për çdo orë që keni ndarë për këtë rrugëtim.
Kjo është fitore e përbashkët, fitore e qytetarëve, fitore për Çairin.
Tani nis puna e madhe.
Do ta ndërtojmë së bashku epokën e re që kemi premtuar, me ndershmëri, me përkushtim, dhe me zemrën te populli.
Çair, ti e bëre!
Fitorja është realitet, dhe historia u shkrua me emrin tënd”, ka shkruar Mexhiti.
Data 17.03.2026
Aktuale
- Aco Ristovi propozim për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë
- (VIDEO) BDI: Debakël i qeverisë, 30% rritje e çmimit të naftës
- Shkeljet me tenderin 700 mijë euro të KESH, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe 6 të tjerët! Mes tyre gruaja e Evis Berberit
- Gjuha e moskuptimit dhe “narrativa patriotike” kundër gjuhës shqipe
- Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Fatmir Limani dhe Arben Fetai nuk do të shkarkohen nga pozitat qeveritare
- Tritoli në makinën e Oltion Klosit, Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit! Ja çfarë deklaroi Sabah Nuzi, i dyshuar si porositësi
- Në kërkim për një bazë armësh, Ylli Zalla i shpëton operacionit të policisë! I dyshuar edhe për lidhje me atentatin në Rinas
- Gjykata e Tetovës amnistoi “Vojvodat” që rrahën dy nxënës shqiptarë


