Perimetri ishte siguruar me polici, e merimnga u lëshua në aksion për të pastruar terrenin nga ku zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski promovuan projektin për zgjërimin e bulevardit “Cvetan Dimov”.
Zv. Kryeministri Mexhiti njoftoi se projekti është i gatshëm. Tha se zgjidhja e këtij problemi të kahmotshëm do të kushtojë afër 10 milionë euro, nga të cilët shtatë për realizimin e projektit dhe tre për shpronësim dhe dëmshpërblim të qytetarëve.
Ai thase, do të merren të gjitha masat për zgjërim real të bulevardit. Tha se do të prishen vetëm disa terasa por deklaroi se për këtë, edhe qytetarët edhe investitorët kanë qenë të njoftuar me kohë, megjithatë tha se pavarësisht kësaj, qytetarët do të dëmshpërblehen.
“Bulevardi do të ketë gjashtë korsi do të ketë gjelbërim në mes, trotoare dhe stazë për bicikleta. Poashtu dmth i ndriçuar tërësisht dhe kjo mendoj se do e normalizojë komunikacionin në Komunën e Çairit sepse do duhet të lidhet edhe me qarkoren e Shkupit, pra qytetarët do të kenë mundësi të kenë qasje në të gjitha anët”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 12.02.2026
Aktuale
- Ramadani në mbështetje të Kasamit, i reagon Mislimi: Të shiti në zgjedhje!
- Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të
- Haqim Ramadani: Bilall Kasami nuk shantazhohet, ftoj shqiptarët të rreshtohemi pas tij
- LAJMI I FUNDIT| Qeveria formon grup pune për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Tërmetet në perspektivën Islame
- VIDEO/ Hipi në kullë dhe tentoi vetëflijimin pasi u pushua nga puna, zbret pas negociatave punonjësja 40-vjeçare e pastrimit! Çfarë thonë koleget e saj
- Limani ekskluzivisht për Shenja: Barrën e dështimeve të tyre nuk ua mbuloj unë!
- Kanabisi, Aliu: Kontrollet e jashtëzakonshme nisin prej sot


