Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka akuzuar se pushteti BDI-LSDM ka manipuluar me regjistrimin e popullsisë në vitin 2021. Ai theksoi se në fshatin Gërçec të Komunës së Sarajit janë regjistruar vetëm 36 banorë, ndonëse realiteti është ndryshe. Mexhiti paralajmëroi se do të publikohen edhe informacione të tjera shqetësuese, raporton SHENJA.
“Vëllezër e motra, a e dini se në regjistrimin e fundit të popullsisë në RMV në vitin 2021, i organizuar nga Enti për statistikë, proces i kryesuar nga kuadro të LSDM e BDI, në fshatin e pestë më të madh të Komunës Saraj, në Gërçec, patriotat e BDI kanë regjistruar vetëm 36 banorë, me 0 jorezident! Po, 36 banorë, sa një klasë e shkollës fillore.
Vazhdojmë nesër me informacione të reja të tmerrshme!”, shkruan Mexhiti në Facebook.