Në panel diskutimin e mbajtur sot, në shënimin e ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, organizatori dhe nikoqiri Izet Mexhiti në cilësinë e zv Kryeministrit të parë mes tjerash tha: “Një tjetër problem i rëndësishëm i decentralizimit është arsimi. Përskaj faktit se është një nga kompetencat më të decentralizuara, rezultatet nga matjet që bëjnë organizatat relevante për cilësinë në arsim nuk janë shpresëdhënëse. Matjet e fundit të PISA-s flasin për ngecje të nxënësve në lexim, matematikë si dhe në kreacion dhe inovacion, krahasuar me mesataren e vendeve të OECD-s. Ky është një alarm që seriozisht duhet të meret në konsideratë, si nga pushteti vendor ashtu edhe nga ai qëndror. Arsimi nuk është dhe nuk duhet lejuar të bëhet temë e pazareve politike ditore, por kërkon një qasje strategjike gjithëpërfshirëse afatgjate. Puna e parë në këtë drejtim është depolitizimi për llogari të profesionalizimit të arsimit. Një arsim ku qartë do të jenë të definuara kompetencat dhe përgjegjësitë e pushtetit lokal dhe atij qendrorë, ku cilësia, kreativiteti, inovacioni do të jenë sendërtuar në sistemin arsimorë është garanci se gjeneratat që lëmë pas do të jenë të gatshme tu përgjigjen sfidave të kohës.”
Data 10.10.2026
Aktuale
- Njëherë e bëri veprimin, por shpejt i ra pishman – gruaja e Bleros i la gojëhapur të gjithë me vendimin që mori
- Trump thotë se Rusia do të furnizojë me naftë dizel tregjet amerikane dhe ato globale
- Gjykata Supreme e Kosovës: Pavarësia jonë është e shenjtë, shmangni presionet
- “Zonë e Lirë”/ Klodiana Lala: Nëse Balluku bie, do bjerë bashkë me Ramën. Askush në PS nuk vepron pa bekimin e kryeministrit
- Beqiri: Më 26 tetor nisin punimet për sheshin e parë në Haraçinë
- Serbia refuzon deputetët e Kosovës në një rast ngushëllimi
- Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret në takim kryetaren e Gjysmëhënës së Kuqe Turke
- Zgjerohet përmirësimi i shërbimeve të rehabilitimit dhe kujdesit infermieror



