Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në ambientet e Komunës së Çairit mirëpriti përfaqësues të arsimit dhe pensionistë të arsimit, ku u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar dhe për kontributin e tyre shumëvjeçar në edukimin e brezave të rinj.
Komuna e Çairit po vazhdon investimet në arsim përmes pajisjes së shkollave, rinovimit të objekteve ekzistuese dhe ndërtimit të dy shkollave moderne “Mit’hat Frashëri” dhe “Victory”, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti, Kryetari Mexhiti uroi të gjithë mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke shprehur mirënjohje të thellë për përkushtimin, punën dhe kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.




