Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka akuzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin se ka shpenzuar, sipas tij, mandatin më të favorshëm në Qeveri, atë me LSDM-në, për të shpëtuar Mijallkovin dhe arratisjen e Gruevskit dhe jo për të ndriçuar rastet e montuara.
“Duke pasur raste të montuara që duhet të pastrohen, duke pasur enigma, dilema dhe për t’i ndihmuar ato procese, në vend se të merresh me atë, të merresh me ndërhyrje për Mijallkovin, ndërhyrje për ikjen e Gruevskit. Ajo që është më e dhimbshme, numrat sikur në qeverinë e kaluar, asnjëherë s’kanë qenë në favor të shqiptarëve dhe krejt atë mandate ta harxhosh për ta shpërtuar Mijallkovin, për ta zhvilluar biznesin e kazinove, atë të kredive të shpejta, duke lënë çështje gjysmake, të pazgjidhura edhe gjuhën, edhe përfaqësimin dhe të tjera, është më se tragjike”, tha Mexhiti në emisionin “Dialog te Lajmi.