Në një prononcim për Gazetën Lajm, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në lidhje me deklaratën e ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani se ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në RMV dhe të përballet me drejtësinë, mes tjerash tha:”Fatkeqsisht po vërtetohen dyshimet tona që i parashtruam si opozitë në profilet tona zyrtare, ku publikisht kemi bërë pyetje a e ka vizituar Bujar Osmani në Budapest Nikolla Gruevskin dhe se në atë takim a ka qenë privatisht apo zyrtarisht, dhe në atë rast përgjigjet ishin diplomatike dhe jo të sinqerta, edhepse personalisht kam menduar që në vitin 2016 BDI i ka ndarë rrugët me regjimin e Nikolla Gruevskit, fatkeqsisht Bujar Osmani sot e vërtetoi se këto në mënyrë të fshehtë e kanë mbajtur komunikimin, i kanë ndihmuar njëri-tjetrit dhe Bujar Osmani edhe një herë vërtetoi që po punojnë për ta rikthyer Gruevskin, për këtë arsye bënë ndryshimin e Kodit Penal, për këtë arsye flasin për Ligj për Amnisti vetëm e vetëm të jenë në funksion të rikthimit të Gruevskit dhe sot për herë të parë parashtroj pyetjen A PO PËRGATITET BUJAR OSMANI DHE TË TJERËT QË NIKOLLA GRUEVSKIN TA KTHEJNË NË SHKUP ME 23 TETOR NË DITËN E VMRO-së?
Data 19.09.2025
Aktuale
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it
- Konsumoi bashkë me të motrat karamele me përmbajtje hashashi pranë një koshi mbeturinash, intubohet 3-vjeçarja! Ja si është gjendja e dy vajzave të tjera