22 Tetor 2018 / 8:21
Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane i SHBA-së, Methju Palmer sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Palmer do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të partive politike.
Zëvendësndihmës sejkretari shtetëror për Çështje Evropiane i SHBA-së, Methju Palmer sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Palmer do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, di dhe me përfaqësues të partive politike. MPJ bëri të ditur se në takim me Dimitrovin do të bisedohet për perspektivat euroatëantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe për gjendjen aktuale në vend dhe në rajon.
Siç publikoi javën e kaluar Ambasada amerikane në Shkup, Palmer do të bisedojë me kreun shtetëror të Maqedonisë rreth mbështetjes së SHBA-së për Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë, dhe për rëndësinë që të vazhdohet me agjendën reformuese të Maqedonisë.
Kjo është vizitë e dytë e Palmerit në vend sivjet. Zëvendësnidhmës sekreatari shterëror për Çështje Evropiane të SHBA-së, për herë të fundit në takime me kreun shtetëror të Maqedonisë ishte në gusht të këtij viti.