Ka përfunduar pas 2 orësh një takim mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Takimi i zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit ka zgjatur më shumë se takimet e tjera mes diplomatit amerikan dhe kyeparlamentarit.
Kryetari i Kuvendit doli në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit pas takimit me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu dhe e quajti procesin e dekriminalizimit, si “mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme por dhe besueshmërinë e reformës në drejtësi, në procesin e zbatimit të së cilës kemi hyrë”.
“U takova me ambasadorin dhe ekipin e tij konstruktiv dhe bashkëpunues në rëndësinë e vazhdimit dhe zbatimin e reformës në drejtësi, ne menyre transparente, parimore dhe institucionale dhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme të standartit të tyre dhe në përpjekjet që duhet bërë për të përmbyllur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimin e OSBE-ODIHR dhe në vazhdimin e procesit të dekriminalizimit si jetik në standartin e zgjedhjeve të ardhshme.
I pyetur për deklaratat e Petrit Vasilit qe u shpreh dje për rezerva për ONM, Meta tha:
“S’jam këtu për të diskutuar për detaje apo cështje të ndryshme por për të konfirmuar dhe një herë vullnetin tonë për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet brenda vendit që kanë për detyrë dhe në mënyrë të vecantë ambasadën e SHBA si faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë”.