Gjatë një takimi me strukturat në njësinë 8 në Tiranë, kreu i LSI-së ILir Meta ka bërë thirrje që shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por edhe duhet të zgjedhin se për kë do të votojnë.
“Shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin. Të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që besojnë më shumë. LSI do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj në të gjithë vendin për listat e kandidatëve për deputetë, – tha Meta. – Të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë e më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë.Të qytetarëve që besojnë dhe votojnë për LSI-në dhe vlerat që ajo mbron.
30 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)