Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë sot në Konventën Zgjedhore të njësisë numër 2 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Meta dhe se LSI është një forcë politike që ka vullnet ë zgjidhë problemet dhe jo ti shtojë ato.
“Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i shtojë problemet. Një forcë politike e cila do të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe për një politikë më njerëzore e më të drejt. Kërkesat dhe pritmërisë e qytetarëve janë të mëdha” tha kreu i LSI, Ilir Meta.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)