Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e njësive administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i LSI tha se reformat në vend do të mundësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Indirekt kreu i Kuvendit, komentoi dhe zhvillimet e fundit në politikë. Meta bëri apel për qetësi dhe normalitet, pasi sherret dhe konfliktet nuk i shërbejnë vendit.
“Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund. Njerëzit e shohin LSI-në si një forcë të madhe të stabilitetit, normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve”,- tha kreu i LSI.
Duke folur për kontributin e LSI, Meta tha se “LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë”. Gjatë aktivitetit u shpërndanë 700 karta anëtarësie për anëtarët e rinj të LSI-së.
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)