Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë televizive është shprehur se LSI ende nuk e ka vendosur zyrtarisht lidhur me çështjen e koalicionit për zgjedhjet e qershorit, por ka konfirmuar se nuk do të bëjë koalicioni me Partinë Demokratike.
I pyetur lidhur me mendimin që kishte për qëndrimin e prerë të kreut të PD, Lulzim Basha se nuk do të bënte kurrë koalicion me LSI, Meta u shpreh se në këtë pikë është në një mendje me kreun e PD, se LSI nuk do të bëjë kurrë koalicion me PD.
Duke iu referua koalicion paszgjedhor që LSI bëri me PD e Sali Berishës në vitin 2009, Meta u shpreh se ende mendon dhe është i bindur se ai koalicion ishte i drejtë dhe gjëja më e mirë që mund të bëhej për të mos lejuar zhytjen e vendit në një krizë të madhe politike
17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)