Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të bartësit të listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, Mesut Bajrami:
Kumanova gjithmonë ka qenë në shërbim të kombit shqiptar sa herë që e ka kërkuar nevoja! Si në demonstratat e vitit 1988, ashtu edhe në luftën e Kosovës dhe në luftën e vitit 2001.
Prandaj jam i bindur se kumanovarët më 19 tetor do t’ua japin shkelmin e parafundit atyre që thoshin se po e bëjnë “ndryshimin”. Vërtet, për kaq pak kohë qeverisjeje e bënë “ndryshimin”, por ndryshim i cili vetëm sa i nëpërkëmbi edhe më shumë shqiptarët e Kumanovës, duke i mashtruar, varfëruar dhe tradhtuar.
Ata thanë se po e bëjnë ndryshimin! Ndryshim që e nisën në Kumanovë, duke larguar nga puna jetimë, të cilët mezi arrita t’i kthej, pas një “lufte” brenda degës së partisë me funksionarët e Alternativës, të cilët filluan t’i punësonin gratë e tyre, bijat dhe rejat e tyre.
Sidoqoftë, kumanovarët tani kanë bërë një zgjidhje për zgjedhjet lokale që do té votohet me 19 tetorë – PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS – është lista të cilës do t’i prij unë dhe që do të jem gardian i shqiptarëve të Kumanovës.
Tradhtia ka emër: Alternativa Kumanovë.