Kandidati i pavarur për Këshillin Komunal të Kumanovës, Mesut Bajrami, ka shpallur zyrtarisht emrin e kandidatit të dytë në listën e tij zgjedhore “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS”. Bëhet fjalë për Muharrem Iseni nga fshati Llopat i Kumanovës.
Iseni vjen nga bota e sportit dhe është një emër i njohur për kontributin e tij të gjatë në klubin futbollistik KF Bashkimi, veçanërisht në periudhat kur klubi kishte më së shumti nevojë për mbështetje dhe përkushtim, thekson mes tjerash Bajrami.
Më poshtë postim i plotë i Bajramit:
Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,
Kandidati i dytë në listën “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS” do të jetë z. Muharrem Iseni nga fshati Llopat i Kumanovës. Ai vjen nga fusha e sportit dhe gjatë karrierës së tij ka dhënë një kontribut të madh për KF Bashkimi, sidomos në kohët kur ekipit i duheshin më shumë njerëz të tillë.
Z. Iseni do të jetë pjesë e Këshillit Komunal të Kumanovës, nëse fiton mbështetjen tuaj të çmuar. Ai do të japë maksimumin e tij, veçanërisht në fushën e sportit, për të mirën e qytetarëve tanë.
Ju meritoni më shumë!