Mesut Bajrami, bartësi i listës së kandidatëve të pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, ka bërë një premtim publik me një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe përgjegjësie sociale.
Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të Kumanovës, ai shkruan:
“Unë, Mesut Bajrami, nëse arrij t’i marr votat e nevojshme për të qenë pjesë e Këshillit Komunal në Kumanovë, ju premtoj se të gjithë pagën time do ta dhuroj për bamirësi në Kumanovë, sepse në Kumanovë ka shumë familje që kanë nevojë.
Me respekt,
Gardiani juaj.”
Ky premtim vjen si pjesë e angazhimit të tij për një qeverisje më të ndershme dhe më humane, duke vënë në qendër nevojat e qytetarëve në nevojë dhe duke treguar se politika mund të bëhet edhe me zemër.