Mesut Bajrami, bartës i listës së pavarur PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS (nr. 96), i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë më 19 tetor për ta “ndëshkuar” sipas tij “hajdutërinë e barnave të fëmijëve” në komunë.
Në një deklaratë të publikuar pas përfundimit të fushatës, Bajrami kërkoi që qytetarët ta shfrytëzojnë “armën më të fortë që e kanë në dorë — votën” dhe të rrethojnë listën e tij, me arsyetimin se kështu “do t’i dërgojnë ata atje ku e kanë vendin – në plehun e historisë.” Mesazhi përfundon me sloganin: “VOTA JUAJ PËR NE ËSHTË AMANET.”