Mesut Bajrami, bartësi i listës së pavarur për këshilltarë komunalë “Për Shqiptarët e Kumanovës”, ka reaguar ndaj funksionarëve të Alternativës, duke i akuzuar se mbështetjen politike po e kërkojnë përmes vasalitetit ndaj kryetarëve të partive maqedonase.
Më poshtë shkrimi i plotë i Bajramit:
Më vjen keq që funksionarët e Alternativës ende mendojnë se fuqinë ta jep vasaliteti ndaj kryetarëve të partive dhe Mickoskit!
Më vjen shumë mirë që zgjedhjet lokale po afrohen, sepse më 19 tetor ata do ta kuptojnë se fuqia vjen nga populli dhe jo nga vasaliteti ndaj Mickoskit.
Ne tashmë jemi përgatitur ta marrim atë fuqi nga populli, me përkrahjen masive PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS, në mënyrë që të jemi gardianë të shqiptarëve të Kumanovës.
Hajnia ka një emër: Alternativa!