Shkruan: Mesut Bajrami
Alternativa në Kumanovë paska ngelur me vetëm 19 persona, së bashku me aktivistë, prej të cilëve 8 janë funksionarë!
Kështu ndodh kur një parti politike, siç është Alternativa, edhe pa kuorum zgjedh bartësin e listës dhe shefin e shtabit për zgjedhjet lokale me vetëm 19 persona – funksionarë e aktivistë. Kështu ndodh kur mendon vetëm për interesat personale, ndërsa interesat e popullit as që i merr parasysh!
Nuk ka asnjë dyshim se zhdukja e tyre tashmë ka filluar, ndërsa 19 tetori do ta vulosë përfundimisht, duke i dërguar në pension politik edhe atë “minibus” njerëzish që u ka mbetur.
Fuqia është kthyer në duart e popullit – dhe populli tashmë ka vendosur PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS Po vjen fitorja e madhe!