Kryesuesi i listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, Mesut Bajrami, ka reaguar sot përmes një postimi publik, duke akuzuar koalicionin VLEN për dëmtim të materialeve zgjedhore të listës që ai udhëheq.
“Kaq shumë e ka kapluar frika Vlenin në Kumanovë nga humbja prej listës së pavarur Për Shqiptarët e Kumanovës, sa që edhe posterat i paskan dëmtuar! Veç vazhdoni kështu, sepse më 19 tetor Shqiptarët e Kumanovës do t’ua tregojnë vendin.
PS: Shqiptarët e Kumanovës do të triumfojnë më 19 tetor” – shkruan Bajrami.