Mësuesi nuk është i lirë të shprehë dhe të bëjë të duhurën me nxënësit e tij, si dhe mësuesi përveç asaj që e ka të shkruar në planprogram duhet të reflektojë edhe dashuri tek ata të cilët janë gjeja me e shtrenjtë e një familjeje. Ishte kjo tema për të cilën u bisedua me Feriz Mjakun dhe Ilirian Çavollin mëngjesin e sotëm në emisionin 8 pa 5 në kuadër të ditës së mësonjëtores së parë shqipe. Mbi kufizimin e lirisë së mësuesit Mjaku dha një shembull .
”Mësuesi nuk është i lirë, edhe pse thuhet teriotikisht se i ka të drejtat, po në të vërtetë i kujtohet një inspektori të vijë në mes të orës të kërkojë te drejtori të i vijë njëri prej arsimtarëve dhe të bëj krahasim në ditarin elektronik, ditarit të dorës, konspekteve dhe asaj që e ke shkruar në dërrasë a është ajo që duhet. Mua më ka ndodhur disa herë të bëj koncept por në klasë më është inponuar dicka tjetër nga dëshira e nxënësve”, ka thënë Feriz Mjaku, mësues i pensionuar.
Mbi të gjitha Çavolli tha se përveç diturisë që duhet tua ofroj mësimdhënësi nxënësve të tyre, ai duhet te jet një shëmbëlltyrë në çdo aspekt për ta.
”Ora duhet te fillojë me një frymë pozitive, me një buzëqeshje të bukur sepse arsimtari kur duhet të hyjë në klasë, pamja e tij, veshja e tij, era e këndshme e tij dhe të tjerë që duhet të jetë një libër i hapur”, ka deklaruar Ilirian Çavolli, mësues.
Më 7 mars të këtij viti mbushen 130 vjet nga dita kur në qytetin e Korçës u hap mësonjëtorja e parë shqipe, e cila kurorëzoi me sukses një nga qëllimet kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare.
Hava Tahiri /SHENJA/
Mësuesi duhet të jetë shembull për nxënësit by tvshenjaofficial

