Objektet hotelierike në Qendër të Shkupit, dje, ishin të mbushura me tifozë të klubeve të Manchester UTD dhe Real Madrid. Në mesin e tifozëve, ekipi i A1on ka zhvilluar intervista të shkurtëra edhe me zyrtarë dhe politikan të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë një interviste me deputetin e OBRM-PDUKM, Krste Mukoski, u bë e ditur se ai është me Real Madrid-in. Kolegu i tij Dimitar Stevananxhija, është me Barcelonën por, shpreson të fitojë Manchester United.
Në pyetjen nëse pritshmëritë dhe parashikimet janë të njëjta në planin politik dhe në sport, ai pohoi pyetjen.
Në mesin e të intervistuarve, ishte edhe deputeti i OBRM-PDUKM, Zoran Ilioski, i cili ka bërë dje tifo me Real Madrid-in.