Kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Donaruma, është shumë pranë kalimit te Man. Siti për një shumë prej 27 milionë eurosh dhe me një pagë që kalon 15 milionë euro në sezon. Sipas asaj që “Football Italia” raporton ekskluzivisht, Man. Siiti ka arritur marrëveshje me PSZH për transferimin e portierit italian për rreth 27 milionë euro.
Kontrata aktuale e Donaruma–s me PSZH-në skadon në qershor të vitit 2026, por klubi anglez ka siguruar tashmë shërbimet e tij në një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë mbi 15 milionë euro në sezon, plus opsion për një vit shtesë, konfirmojnë burime të afërta me çështjen.
Donaruma u përshëndet me tifozët e PSZH-së pas ndeshjes së parë në shtëpi më 22 gusht, duke lënë të kuptohet për largimin e afërt. Portieri italian u bashkua me PSZH-në si lojtar i lirë nga Milani në verën e vitit 2021 dhe gjatë qëndrimit të tij në Paris ka luajtur 161 ndeshje, duke fituar katër tituj të Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/2025.
26-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi i ri i Italisë, Xhenaro Gatuso, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Estonisë dhe Izraelit që zhvillohen këtë muaj