Humbja e 120 mijë votave nga konto e VMRO-DPMNE-së, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, gjithsesi ka shkaktuar shqetësime në mesin e anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë dhe tendenca për ndryshime që do të sillnin deri te kthimi sa më i shpejtë në formë fituese, shkruan gazeta Veçer, e afërt me VMRO-DPMNE-në. Ndryshimet para së gjithash varen nëse kryetari aktual Nikolla Gruevski do të japë dorëheqje dhe të do të hapë proces për udhëheqësi të re, sepse pa vendimin e tij çdo tentim për ndryshim nuk do të ketë sukses, analizon Veçer.
Sipas kësaj gazete, kandidatë më seriozë për pasardhës të Gruevskit më së tepërmi përmenden emrat e sekretarit të përgjithshëm të partisë, Hristijan Mickovski dhe deputetit Antonio Milloshovski, transmeton Gazeta Lajm. Mickovski edhe pse shkurt kohë është në VMRO-DPMNE, megjithatë e ka besimin e Nikolla Gruevskit. Nga ana tjetër, ish ministri i punëve të jashtme, Antonio Milloshoski është deputeti me mandat më të gjatë në Kuvend nga radhët e VMRO-DPMNE-së.