XHABIR DERALLA
Kompanitë e mëdha të industrisë ushqimore na dërguan edhe një herë një mesazh: fitimi është gjëja më e rëndësishme për ta, e kështu përgjegjësia sociale është gjithashtu diçka e panjohur për ata. Ata nuk e kanë problem të përdorin të gjitha përfitimet e masave të qeverisë për të ndihmuar ekonominë, por i shqetëson nëse duhet të tregojnë të paktën një minimum përgjegjësie ndaj shoqërisë, ndaj konsumatorëve.
Ata i kuptojnë subvencionet e paguara nga të gjithë taksapaguesit – qytetarë dhe të gjitha kompanitë e tjera, të vogla e të mëdha – si një ftesë për të bërë fitime edhe më të mëdha.
E pabesueshme!/Analiza e plotë.