Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Serkan Kayalar, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku në këtë tragjedi kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe mbi 150 mbetën të lënduar.
“Nga thellësia e zemrës shprehim dhimbjen tonë për fatkeqësinë që ka ndodhur në qytetin e Koçanit. I lutemi Zotit për mëshirën e viktimave dhe u shprehim ngushëllime familjeve të tyre dhe popullit mik të Maqedonisë së Veriut. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në deklaratën e Kayalar.
Ndërkaq, edhe nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, ka shprehur ngushëllimet e tij për ngjarjen tragjike në Koçani.
“Tragjedia në Koçani ka marrë jetën e më shumë se 50 personave. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Ngushëllime Maqedonia e Veriut!”, theksoi Çevik.
Sipas burimeve jozyrtare, TİKA pritet të angazhohet aktivisht në mbështetje dhe tejkalimin e kësaj situate, me synim që të ndihmojë në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie, duke ofruar ndihmë konkrete për gjithë qytetarët.