Në vizitën e tij të parë në vend, presidenti gjerman Frank Walter-Steinmeier iu drejtua Kuvendit para deputetëve dhe ndër të tjera dërgoi një mesazh të fortë se ndryshimet kushtetuese janë më shumë se grumbullimi i pikëve ditore politike dhe profilizimi personal.
– Jam i vetëdijshëm se rruga për në Bashkimin Evropian është çdo gjë tjetër përveçëse e lehtë, se besimi dhe durimi në negociata do të jetë i rënduar, por lutja ime për ju deputetë, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut është që të vazhdoni të ecni kësaj rruge në këtë proces të anëtarësimit dhe atë me vendosmëri, të mos devijoni në metrat e fundit, tha Steinmeier dhe dërgoi një lutje që të mos harrohet aspirata e shumëdëshiruar – anëtarësimi në BE.
Një pjesë e publikut dhe disa ekspertë e shohin ndryshe fjalimin e Steinmeier në Kuvend.
Sipas analistit politik Erol Rizaov, “e bëmë të padukshme dorën e zgjatur për ndihmë dhe mirësi”.
– Si shumë herë më parë, edhe këtë radhë me mesazhe të qarta dhe miqësore, para se të largohej i ftuari, presidenti gjerman Steinmeier, arritëm t’i turbullojmë ujërat në mënyrë që dashamirësia dhe dora e zgjatur e mbështetjes së fuqishme në realizimin e interesave më të larta shtetërore të Maqedonisë nuk mund të shihej, thotë ai.Rizaov për “Lokalno.mk”.
Analisti mendon se është e kotë të interpretohet ajo që u tha qartë në fjalimin e presidentit gjerman para deputetëve.
– Do të pajtohemi apo jo me këtë është një çështje krejtësisht tjetër. Ndërsa është çmenduri t’i shtrembërosh fjalët e tij, duke i drejtuar në drejtim të kundërt nga ajo që presidenti gjerman u dërgoi si mesazhe qytetarëve të Maqedonisë dhe deputetëve, politikanëve, elitave intelektuale dhe biznesore, vlerëson Rizaov.
Ai thotë se është për të ardhur keq që kjo na përsëritet rregullisht gjatë çdo vizite të rëndësishme dhe gjatë çdo mesazhi të qartë, që tregon për anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në BE.
– Kështu i mirëpritëm mesazhet dhe letrën e hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë nga kancelari gjerman Olaf Scholz, kështu që ishim mosbesues dhe të përmbajtur nga shumica e mbështetjes së shprehur të kancelares gjermane Angela Merkel dhe angazhimit të saj të fuqishëm që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në dhe për të gjetur zgjidhje kompromisi me fqinjët. Më së keqi kaloi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend u fishkëllye nga disa të deputetë, gjë që u interpretua si një turp i e madh për qytetarët e Maqedonisë, shpjegon bashkëbiseduesi.
Rizaov thekson se nuk ka asgjë të paqartë në fjalimin e Steinmeier.
– Për mua, anëtarësimi në BE është vepër për mbijetesën dhe zhvillimin e gjithanshëm të Maqedonisë. Kështu e lexova fjalimin brilant të presidentit gjerman Steinmeier, thekson Rizaov.
Analisti politik Petar Arsovski është i bindur se mesazhi kryesor i Steinmeier është për opozitën se duhet të vendosin nëse do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese apo jo.
– Është e qartë se komuniteti evropian është seriozisht i interesuar për përparim, integrim më të shpejtë evropian të rajonit për arsye gjeopolitike në BE dhe se opozita duhet të vendosë nëse kjo do të jetë e vetmja arsye që Maqedonia nuk do t’i hapë kapitujt, dhe të mos ketë qasje nëe fondet europiane, thotë Arsovski për “Lokalno.mk”.
Në fjalën e tij, Steinmeier foli edhe për pranimin e kornizës së propozimit negociator francez për tensionet në Parlament gjatë debatit të korrikut të këtij viti, ku analisti tha se kemi marrë një vendim historik.
“Ashtu siç bëmë me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Marrëveshjes së Prespës, por fakti është se për shumë qytetarë tanë ai vendim është i dhimbshëm dhe një kompromis që ende mund të ketë dyshime nëse ka dhënë rezultat. Mendoj se me kalimin e kohës, ashtu si për marrëveshjet tjera, sot do të kuptojmë se përfitimet janë më të mëdha se çmimi, vlerëson Arsovski.