VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=G2MgBwWvawY
Ansambli “ Burimet e Sharrit” nga Tetova me një mesazh të përzemërt ju uron të gjithëve një vit sa më të mbarë, duke shpresuar se viti 2018 do të sjell më shumë të mira, suksese, lumturi, harmoni e paqe mes nesh.
“TË DASHUR MIQ E SHOKË, TË NDERUAR ARTDASHËS! Dallgët e kulturës shqiptare, gjatë vitit që po e lëmë pas (2017), na çuan anekëndë trojeve shqiptare dhe më gjërë. Sukseset e ansamblit tonë me këtë anëtarësi që po ua shpallim në faqen tonë ishin të njëpasnjëshme… Të parët tanë, të cilët me xhelozi e shprehnin dhe e kultivonin kulturën nëpër oda, na e lanë amanet që kulturën tonë ta gjurmojmë, ta trashëgojmë, ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi, sepse një popull që nuk e kultivon dhe e shpreh kulturën e vet kombëtare, ai shumë shpejt asimilohet dhe shlyhet nga faqja e dheut. Prandaj, të luftoshë erësirën që fsheh margaritarët e jetës së një populli, është krenari, është dinjitet, është mençuri dhe është forcë mendore e shpirtërore. Historia e popullit tonë nuk është e erët por është shumë e ndritur dhe e pasur, mirëpo e pa përfillur, sidomos nga vet ne. Edhe perendia ka thënë ”Puno pak për hatrin tim, do të jap diç, por nëse punon shumë, do të kesh edhe më shumë, sepse me te ke kryer detyrat e mia dhe ke plotësuar kërkesën dhe dëshirën tane”… Dëshira jonë është, që Ju artdashës të vërtetë të kulturës shqiptare, në vitin që vjenë, t’i përkushtoheni “me mish e me shpirt” kulturës sonë, sepse ajo është “vena dhe aorta” e shpirtit të një kombi dhe të bënë të veçantë dhe të ndryshëm. Por, edhe ajo që i bashkon dhe i lidh popujt mes vedi… Të gjithë ju që e doni dhe kultivoni kulturën tonë të pastër, dhe Ju të tjerë që e ndoqët këtë mesazh, qofshi me nderë dhe të shpërblyer me të mira, dhe suksese në punën tuj të mëtutjeshme kulturore. Gëzuar dhe suksese në 2018 !
Kryetari i ansamblit “Burimet e sharrit”-Tetovë
M-r. Zilfi ALIU
Almakos.com