Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup i shpreh ngushëllimet e sinqerta të afërmve të viktimave të aksidentit tragjik, në spitalin modular anti Covid në Tetovë.
Të lënduarve i urojmë shërim të shpejtë. Organet e specializuara duhet të bëjnë hetim të shpejtë e profesional të rastit, për nxjerrjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik me të tilla përmasa, thuhet tutje në telegram ngushëllimin e Ambasades së Shqipërisë në Shkup.