(Shkëlzen Halimi: MONA LIZA, tregime, botoi SH.B. “Konica press”, Shkup, 2020)
Shkrimtari ynë, Shkëlzen Halimi, së fundi na vjen edhe me një botim të ri, përkatësisht me vëllimin e tregimeve të titulluar MONA LIZA. Në fakt, autori që moti ka dëshmuar se proza e tij është mjaft specifike, sidomos për shkak se rrëfimi i tij zakonisht përvijohet midis reales dhe fantastikës, një shprehje kjo letrare mjaftë sfiduese për çdo krijues. Pothuaj në të gjitha tregimet e këtij libri ngjarjet e jashtëzakonshme ndodhin në një ambient të zakonshëm. Në disa nga tregimet e këtij libri, objekt narrocioni bëhen edhe legjendat shqiptare, të cilat janë burim i pashtershëm frymëzimi. Nëntëmbëdhjetë tregimet e këtij libri janë një lëndë e mjaftueshme për ta ndjerë bukurinë e rrëfimit. Pikërisht kjo ka bërë që Shkëlzen Halimi të jetë prezent në disa antologji të tregimit në hapësirat shqiptare, por edhe jashtë saj.