Fatmir Bytyqi
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, qytetarët i dhanëVMRO-DPMNE-së një mandat të fortë. Koalicioni i udhëhequrnga kjo parti fitoi 58 vende deputetësh, e më pas u formua njëqeveri me mbështetje koalicioni prej 78 deputetësh. Gjatëfushatës, ndër temat kryesore ishin ekonomia, vendet e punës, inflacioni dhe integrimi evropian. U krijua përshtypja se do tëishte një mandat për kthesë, që do të ndërtonte një shtet mëfunksional.
Prandaj sot është e rëndësishme të shihet jo vetëm çfarë u premtua, por edhe çfarë u bë realisht. Në këtë kuptim, Bertelsmann Transformation Index (BTI) 2026 është irëndësishëm sepse është një instrument ndërkombëtar krahasuespër vlerësimin e transformimit politik, transformimit ekonomikdhe cilësisë së qeverisjes. Për Maqedoninë, BTI 2026 tregonStatus Index 7,41, Political Transformation 7,65, Economic Transformation 7,18 dhe Governance Index 6,07. Por edhe më e rëndësishme është se krahasimi me BTI 2024 tregon se nuk ka përparim, por një tërheqje të lehtë pas: atëherë Status Index ishte7,46, Political Transformation 7,75, Economic Transformation po ashtu 7,18, ndërsa Governance ishte 6,27. Kjo do të thotë se ndërkohë nuk ka përmirësim ekonomik, ka një rënie të vogël tëstatusit të përgjithshëm, ndërsa prapakthimi më i dukshëm ështëpikërisht te cilësia e qeverisjes. Me fjalë të tjera, pas premtimevepër kthesë, BTI nuk regjistron cilësi të re të qeverisjes, porshënon stagnim dhe dobësim të dimensionit Governance.
Nga të dhënat mund të krijohet një pasqyrë edhe për atë se çfarëla si trashëgimi VMRO-DPMNE-ja e vjetër në vitin 2018 përLSDM-në, e cila trashëgoi një “state capture” në krizë politike, me plagë të thella institucionale nga abuzimet masive me pushtetin dhe me një governance index prej vetëm 5,24. LSDM-ja në vitin 2024 nuk la një sistem të përsosur, por la një shtet me një Status Index dukshëm më të lartë prej 7,46 dhe governance prej 6,27, pra me një pozicion institucionalisht më të mirë nga ai që kishte trashëguar. Problemi sot nuk është se VMRO-DPMNE-ja nuk kishte prej nga të fillonte, por se mori një pozitëfillestare më të mirë dhe, në vend që ta ndërtonte më tej, filloi ta harxhojë.
Në kontekst rajonal, problemi i Maqedonisë nuk është se ështëmë e dobëta, por se po fillon ta harxhojë përparësinë e vet. NëBTI 2026, Maqedonia me Status Index 7,41 është pas Malit të Zi me 7,45 dhe pothuajse e barazuar me Shqipërinë me 7,40, ndërsa te Governance ka 6,07 – dukshëm nën Shqipërinë, e cilaka 6,71. Kjo do të thotë se Maqedonia nuk veçohet më sishembull reformash në rajon; shteti po hyn ngadalë në një zonëstagnimi, ku pozicioni i saj relativisht më i mirë varet gjithnjë e më shumë nga dobësitë e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e gjithnjë e më pak nga përparimi i vet. Nëse më parë mund tëflisnim për një shtet që, pavarësisht krizave, dinte ta ruantedrejtimin reformues, sot BTI tregon diçka shumë më tëpakëndshme: Maqedonia mbetet prapa pikërisht aty ku duhej tëprinte – në cilësinë e qeverisjes, në drejtimin politik dhe nëaftësinë për ta arsyetuar institucionalisht ambicien evropiane.
BTI 2026 tregon diçka që qytetarët tashmë po e ndiejnë: pas premtimeve të mëdha për kthesë, nuk morëm cilësi të re tëqeverisjes, por një përzierje të ngecjes, vetëbesimit politik dhepapërfundueshmërisë institucionale. Zhgënjimi nuk është pasojëe asaj që njerëzit prisnin mrekulli, por sepse prisnin seriozitetinstitucional, drejtim dhe ndjesinë se më në fund shtetin do ta udhëhiqte një pushtet që e di çfarë bën. Ky përshtypje është nëpërputhje me vetë raportin, i cili thotë se peizazhi aktual politiklë “little room for optimism” sa i përket qorrsokakut me ndryshimet kushtetuese dhe ngecjes në rrugën evropiane. Vlerësimi përforcohet edhe me formulimin “difficult to be optimistic” për trajektoren gjeopolitike të vendit.
Është normale që çdo ndërrim pushteti të krijojë shpresë. Por ka momente kur shpresa nuk mund të reduktohet vetëm nëemocion, por edhe në një marrëveshje midis qytetarit dhepolitikës. Në vitin 2024, VMRO-DPMNE fitoi me premtimin se do të sillte kompetencë më të madhe, qeverisje më të fortë dherezultate më të shpejta. Fitoi me premtimin se shteti do të bëhej iparashikueshëm dhe institucionet do të ishin në shërbim tëinteresit publik. Pikërisht për këtë arsye zhgënjimi sot është kaqi thellë: në politikë më së vështiri falet dështimi për ta përmbushur premtimin se do të jesh më serioz dhe më isuksesshëm se ai që e ke zëvendësuar.
Një nga problemet më të mëdha të kësaj qeverisjeje është se jeton nga përshtypja politike. Mungesa e një drejtimi tëqëndrueshëm zëvendësohet me ndjesinë e një fushate tëpërhershme. Mungojnë përpjekjet për ndërtimin e një lidhjejeorganike institucionale ndërmjet mandatit të fortë dhepërgjegjësisë si cilësi demokratike. Përkundrazi, votat e qytetarëve filluan të interpretohen si leje për vetë-mjaftueshmëripolitike. Por shteti nuk mund të drejtohet me psikologji fituesi; nevojiten dije, institucione dhe vetëdije se besimi harxhohet mëshpejt sesa fitohet.
Kjo shihet veçanërisht në ekonomi, pikërisht aty ku ishinpremtimet më të mëdha. BTI 2026 e vëren në mënyrë eksplicitese seria e rritjeve të pagës minimale në periudhën e kaluar e ka nxitur konsumin pa i dëmtuar punësimin, por njëkohësisht thotëse qeveria e re “has given no indication” se do ta vazhdojë atëpolitikë. Edhe më ashpër, vlerësohet se tani për tani “there is no sign of a coherent economic strategy – or a credible team capable of shaping one.” Ky është një nga vlerësimet më tërënda në të gjithë raportin dhe e godet me saktësi thelbinekonomik të qeverisjes aktuale: mungesën e kuptimit ekonomik.
Kur një pushtet nuk ka strategji të qartë ekonomike, nuk i mbetetasgjë tjetër veçse ta zëvendësojë atë me energji komunikimi dheme shitjen e përshtypjes se “më në fund diçka po ndryshon”, edhe pse parametrat kyç qëndrojnë në vend.
BTI vëren edhe diçka tjetër, po aq të rëndësishme: përfshirje tëkufizuar të ekspertëve, opozitës dhe sektorit civil në krijimin e politikave. Në raport thuhet se roli i organizatave qytetare është“ad hoc and relatively limited”, se organet qeveritare rrallëmbajnë debate publike dhe se shumë organizata ankohen se tekstet në të cilat kishin punuar janë ndryshuar ndjeshëm nëfazën e miratimit për shkak të pazareve politike.
Demokracia mbrohet me kulturë dëgjimi, me dialog gjithëpërfshirës të shprehur përmes aftësisë për të përfshirë zëratë ndryshëm dhe me pjekuri për të pranuar se asnjë pushtet nukka monopol mbi dijen. Forca e vërtetë politike është të tregoshse zërat kritikë mund t’i përfshish në një vendim më të mirë, porkjo nuk po ndodh.
Veçanërisht i rëndësishëm është edhe sinjali politik që BTI 2026 e dërgon me vlerësimin se në afat të mesëm dhe të gjatëekzistojnë shqetësime për përkushtimin e VMRO-DPMNE-sëndaj qeverisjes demokratike, duke pasur parasysh rolin e partisënë krijimin e “captured state” para vitit 2017. Raporti shton se disa figura të larta nga udhëheqja e mëparshme e partisëvazhdojnë të jenë me ndikim në pushtetin aktual, se nuk ka përballje thelbësore me trashëgiminë autoritare dhe se këtoshqetësime janë rritur pas pranimit të huasë nga Hungaria.
BTI 2026 na jep përshkrimin më të saktë të momentit politik nëtë cilin ndodhet Maqedonia: harxhimin e besimit, kapitalitpolitik më të rëndësishëm të një shoqërie. Kur qytetarët ndiejnëse pushteti ka më shumë pasion për narrativ politik sesa përzgjidhje, më shumë energji për konfrontim sesa për ndërtimkonsensusi, më shumë vullnet për vetë-reklamim sesa përreforma, atëherë fillon procesi më i rrezikshëm: normalizimi izhgënjimit, që përfundon në apati institucionale. Njerëzitpushojnë së prituri qeverisje të mirë, pushojnë së prituri mëshumë, dhe politika bie nën dinjitetin e vet. Prandaj kritika ndajpushtetit aktual përfaqëson mbrojtjen e një ideje vlerore dheevropiane për shtetin tonë.


